Pjetër Ndrecaj sillet në Gjykatë i lidhur në duar e këmbë me zinxhirë - VIDEO

I akuzuari për vrasjen e gruas së tij Valbona Ndrecaj dhe vajzës së tij 9 vjeçare, Pjetër Ndrecaj është sjellë para Gjykatës në Gjakovë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë.

Pjetër Ndrecaj, ishte gjykuar e dënuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Ndrecaj sillet në Gjykatë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë

Nga gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt, iu dha dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës Supreme, kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

Vrasja e gruas dhe vajzës 9 vjeçe: Gjykata Supreme anulon dënimin me burgim të përjetëshëm për Pjetër Ndrecajn

Bëhet e ditur tashmë se para dy muajsh, ishte djegur shtëpia ku jetonte Familja e Valbona Marku- Ndrecaj.

Shtëpia e djegur e Valbona Ndrecaj (FOTO)

Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.

Tragjedia në Gjakovë, dënim me 24 vjet burgim

.