Foto nga gjykimi i Pjetër Ndrecaj

Pjetër Ndrecaj, përfundimisht do të rigjykohet në Gjykatën e Gjakovës

Kërkesa për përjashtim të gjykatësit në rastin e Pjetër Ndrecaj është përjashtuar. Ky rast kishte mbetur pezull pa u caktuar seanca, pasi që avokati i palës së dëmtuar avokati Isa Osdautaj, kishte kërkuar përjashtimin e gjykatësit të rastit dhe gjykatës së Gjakovës në tërësi, mirëpo gjykata e ka refuzuar një kërkesë të tillë.

Këtë gjë e konfirmoi gjykatësi i rastit, Gëzim Pozhegu duke treguar se seanca ndaj Pjetër Ndrecaj, është caktuar me datën 12 shtator.

Gjykatësi Pozhegu, tha se nuk janë plotësuar kushtet për t`u pranuar një kërkesë e tillë.

“Refuzimi i avokatit Isa Osdautaj, është bërë sepse nuk ka pasur bazë ligjore, për këtë duhet të plotësohen kushtet e parapara ligjore që të bëhet refuzimi i saj”, ka thënë Pozhegu.

Gjithashtu avokati Isa Osdautaj, kishte kërkuar edhe përjashtimin e Prokurorisë dhe njëkohësisht që aktakuzën ta përfaqësojë një prokuror tjetër.

 

Ndrecaj sillet në Gjykatë i lidhur me zinxhirë në duar dhe këmbë

Pjetër Ndrecaj, ishte gjykuar e dënuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Nga gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt, iu dha dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës Supreme, kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

 

Vrasja e gruas dhe vajzës 9 vjeçe: Gjykata Supreme anulon dënimin me burgim të përjetëshëm për Pjetër Ndrecajn

 

Bëhet e ditur tashmë se para dy muajsh, ishte djegur shtëpia ku jetonte Familja e Valbona Marku- Ndrecaj.

 

Shtëpia e djegur e Valbona Ndrecaj (FOTO)

 

Ndrecaj në nëntor të vitit të kaluar ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj.

 

Tragjedia në Gjakovë, dënim me 24 vjet burgim

 

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018.