Pezullohet nga puna gjykatësi i arrestuar për korrupsion

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur sot, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur të pezullojë gjyqtarin Sali Berisha që u arrestua dje nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

KGjK po ashtu shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.

Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Pejës u arrestua dje nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij.

 

Prokuroria kap Gjykatësin e Pejës ‘me pelë për dore’

.