Pesë të arrestuarit për organizim të bixhozit të paligjshëm dalin sot para Gjykate

Adem Tahiri, Çlirim Faxhiu, Besim Idrizi, Gëzim Aliu dhe Kushtrim Qosa pritet të dalin sot para Gjykatës së Vitisë për organizim të skemave piramidale në Viti.

Ndaj tyre prokurorja Rozalinda Manastiri ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Ata po dyshohen se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit edhe pse janë të ndaluara me ligj.

Ditë më parë KALLXO.com, raportoje në lidhje me bastisjen e këtyre lokale dhe arrestimin e disa personave.

Gjatë javës së kaluar hulumtuesit e KALLXO.com, kishin arritur që të luanin brenda njërit nga këto lokale.

Sistemi i luajtjes ishte i thjeshtë, mjaftonte që të mbushni llogarinë dhe kompjuteri aktivizohej në mënyre automatike.

Aksioni i ndërmarrë sot nga prokuroria e Gjilanit përfundojë me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e dhjetëra kompjuterëve dhe provave të tjera materiale.

Dorëzohet në polici pronari i njërës kazino ilegale në Viti

.