Ilustrim

Pesë persona kapen duke vjedhur në Malishevë

Tre burra dhe dy gra janë arrestuar pasi që ishin zënë në flagrancë duke kryer vjedhje.

Rasti ka ndodhur në Malishevë rreth orës 18:00.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.