Përplasje në Kuvendin e OAK, anëtarët e Kryesisë së Punës e lëshojnë sallën

Përplasje në Kuvendin e OAK, anëtarët e Kryesisë së Punës e lëshojnë sallën

Pas shumë e shumë mospajtimesh e përplasjesh, dy anëtaret e Kryesisë së Punës së Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), e kanë lëshuar sallën.

Dy nga anëtaret e Kryesisë së Punës që u zgjodhën për t’i kryesuar punimet e këtij Kuvendi, Fanol Krasniqi dhe Avni Leci e lëshuan sallën, bashkë me ta sallën e lëshuan edhe dy procesmbajtësit dhe një verifikues.

Pas lëshimit të sallës nga këta delegatë, të njëjtit u zëvendësuan menjëherë nga të pranishmit në sallë.

Përkundër përplasjeve e akuzave të ndryshme për keq menaxhim e keqpërdorim të mjeteve financiare në drejtim të udhëheqësisë së OAK-së, ky Kuvend deri më tani miratoi këto pika të rendit të ditës: Procesverbalin e Kuvendit të OAK-së të marsit 2020; Raportimin e aktiviteteve të OAK-së për vitin 2020; Shqyrtimin e Raportit të Këshillit Mbikëqyrës të OAK-së për vitin 2020; Shqyrtimin e Raportit të Auditimit Financiar për vitin 2020 si dhe Shqyrtimin e Propozim Buxhetit të OAK-së për vitin 2021.

Kuvendi i OAK-së i ka filluar punimet prej orës 10 të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.

Momentalisht është duke u shqyrtuar pika e rendit të ditës lidhur me propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OAK-së.

Live, punimet e këtij Kuvendi mund t’i gjeni në llogarnië e KALLXO.com në facebook.

Mes shumë mos pajtimesh e përplasjesh vazhdon punimet Kuvendi i OAK