Përleshje për gypin e kanalizimit në Obiliq

Pasi një mosmarrëveshje për vendosjen e një gypi të kanalizimit janë konfrontuar fizikisht dy burra.

Sipas policisë, përleshjes ndërkohë i është bashkuar edhe një person i tretë i cili është vëllai i njërit prej të dyshuarve.

Incidenti ka ndodhur dje në orën 14:00 në Obiliq, saktësisht në rrugën ‘Ajet Mjeku’.

Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.