Foto-ilustrim

Përleshje në Podujevë, 4 të arrestuar

Katër persona janë arrestuar në Podujevë pas një përleshjeje fizike që kishin ata ndërmjet vete.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 2 :30.

Dy prej të dyshuarve janë me shtetësi të huaj.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.