Foto-ilustrim

Përleshje mes 5 personave në Prishtinë

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje.

Përleshja ka ndodhur në sheshin “Madeleine Albright”, në Prishtinë, dje rreth orës 18:40.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion dhe gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.

Të njëjtit pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.