Ilustrim

Përleshje me armë pas mesnatës në Prishtinë, pesë të arrestuar e një i lënduar

Janë arrestuar pesë të dyshuar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, ku njëri nga ta ka përdorur një armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur dje në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë në orën 00:15.

Si pasojë e përdorimit të armës një burrë ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.