Përleshje fizike në Ministrinë e Tregtisë, lëndohet një person

Një person ka përsuar lëndime trupore nga një përleshje fizike në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti-Haziraj ka thënë për KALLXO.com se përleshja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Palët e përfshira në rast, aktualisht ndodhen në stacion policor, ku po kryhen procedurat e nevojshme policore.

Policia po interviston palët e përfshira në këtë përleshje në MTI.