FOTO: KALLXO - Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Përfundon seanca ndaj Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së

Ka përfunduar seanca ndaj Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqit dhe zyrtares së lartë ekzekutive të KPK-së Marigona Berisha.

Seanca u mbajt në lidhje me kërkesën e Prokurorisë që të dyve t’i caktohet masa e paraburgimit si të dyshuar për keqpërdorim detyre.

Kujtojmë se seanca ka qenë e mbyllur për publikun dhe media.

Sot pritet që ta marrë vendimin gjyqtari Kushtrim Shyti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Të njëjtit po dyshohen për veprat penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe moslajmërim të veprës penale.

KALLXO.com ka raportuar se Lavdim Krasniqi dhe Marigona Berisha nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike

Kurse Këshilli Prokurorial i Kosovës, ditën e djeshme ka njoftuar se pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

Sot del para gjykatës drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi