Foto: Ilustrim

Pengon personin zyrtar, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person pasi kanë penguar e fyer një person deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 29 gusht të muajit të kaluar por gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi i të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë dhe sipas sqarimit të policisë, personi zyrtar deri sa ishte duke punuar ishte penguar dhe fyer nga i dyshuari.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.