Ilustrim Ariu - Foto: KALLXO.com

Pejë, policin e kafshon arusha

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të pazakontë që ka ndodh në Pejë. Një zyrtar i Policisë është sulmuar nga një ari.

Polici ka marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pecaj të Rugovës, të premten në mesditë.

“Viktima, zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi që duke trajtuar një rast është sulmuar nga ariu. Zyrtari policor ka arritur ta shmangë rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarrë veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.