Pejë, Policia dhe KEDS-i pengohen gjatë kryerjes së detyrës

Dy zyrtar policorë dhe dy punëtorë të KEDS-it janë penguar gjatë ditës së djeshme në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Pejë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit për këtë rast, fillimisht kanë penguar punëtorët e KEDS-it që ishin në shkyçje nga rrjeti elektrik dhe dy zyrtarë policorë të cilët ishin në asistencë.

Me vendim të prokurorit, të dyshhuarit për këtë rast me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.