Foto ilustruese

Pejë, nuk paraqitet në Gjykatë burri që e grushtoi gruan

Në Gjykatën e Pejës ishte paraparë të mbahej seancë gjyqësore në rastin e E.B., i akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në seancë mungoi i akuzuari dhe e dëmtuara.

Prokuroria po e akuzon E.B. se e ka grushtuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Pejë.

Dosja e Prokurorisë prentendon se bashkëshortja e të akuzuarit ka refuzuar të kthehet me të akuzuarin në Kanadë, duke shprehur deshirën qe të qëndrojë edhe disa ditë në Kosovë.

Meqenëse i akuzuari kishte rezufuar t’i linte të holla bashkëshortes, kjo e fundit i merr të hollat dhe pasaportën nga çanta e tij.

Aty i akuzuari E.B. fillon ta godasë me grushte bashkëshorten, duke ia marrë çantën dhe pasaportën.

Për shkak se i akuzuari mungoi në seancë, gjykatësi Shaqë Curri ka lëshuar urdhëresë për sigurimin e informatave lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit.

Seanca e radhës ëshrë shtyrëë për kohë të pacaktuar.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.