Pejë, i vidhet çanta amerikanes, arrestohet një i mitur e një i rritur

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e vjedhjes së çantës të një shtetaseje amerikane.

Sipas Policisë, njëri nga të arrestuarit është i mitur e tjetri i moshës madhore.

Rasti ka ndodhur dje në Pejë, rreth orës 18:00.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.