Ilustim

Pejë - Gjen mjet shpërthyes deri sa ishte duke punuar

Një person ka njoftuar policinë se kishte hasur në një mjet shpërthyes në një punëtori të tij.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Pejë raportuesi deri sa ishte duke punuar në një shupë (punëtori) kishte hasur në mjeti shpërthyes.

Në lidhje me rastin janë njoftuar edhe njësiti i deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas lokalizimit të mjetit shpërthyes, është bërë tërheqja e mjetit shpërthyes dhe më pas në një vend të sigurtë është bërë edhe shpërthimi i tij.