Gjykata Themelore e Pejes - Foto: :Atdhe Mulla

Pejë, dështon seanca për vrasje në tentativë

Dështon mbajtja e seancës gjyqësorë në gjykimin ndaj Eledian Ponxha, i cili po akuzohet për vrasje në tentativë ndaj të miturit V. K.

Seanca gjyqësore e caktuar për këtë datë, nuk u mbajt për shkak të mungesës se të dëmtuarit V. K.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit të sotëm gjyqësor për shkak të mungesës së të dëmtuarit”, konstatoi kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu.

Trupi gjykues në këtë rast përbëhet nga Sami Sharraxhiu, Lumturije Muhaxheri dhe Ahmet Rexhaj.

Prokuroria akuzon Eledian Panxhën se me dashje dhe me përdorim të thikës ka tentuar të privoje nga jeta të dëmtuarin V. K.

Aktakuza sqaron se i dëmtuari paraprakisht kishte goditur me armë në kokë të akuzuarin, ku me ti rënë karikatori i akuzuari godet me thike në gjoks të dëmtuarin.

Seanca e radhës mbahet me 1 nëntor 2019.