Ilustrim

Pejë - Arrestohet pasi rrahu gruan me të cilën bashkëjeton

Një person është arrestuar nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës N. N., me të cilën bashkëjeton dhe kanë një fëmijë të përbashkët.

Sipas dosjes se Prokurorisë së Pejës, i pandehuri A. H. përderisa ishte në veturë më viktimën pas një fjalosje e godet të njëjtën me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas Prokurorisë ndaj të pandehurit A. H. janë duke u zhvilluar edhe disa procedura penale për vepra të natyrës se njëjtë.

Prokuroria e Pejës kundër të pandehurit A. H ka paraqitur në Gjykatë kërkesë për caktim të paraburgimit.