Ilustrim

Pejë, arrestohet pasi rrahu gruan e pastaj edhe dy vëllezërit që shkuan t'i ndanin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin pasi i njëjti pas mosmarrëveshjeve ka shkaktuar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

I dyshuari, i cili ka rrahur gruan e tij, ka rrahur edhe vëllanë e tij, i cili kishte tentuar ta ndalojë dhunën ndaj kunatës së tij.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe personi i tretë, vëllai tjetër i të dyshuarit, i cili ka pësuar lëndime nga goditja me armë gjysmëautomatike.

I dyshuari e ka goditur vëllanë me tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.

Me rastin janë marrë njësiti policor pranë stacionit policor në Pejë.

I dyshuari, F.P. është intervistuar dhe arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i caktohet ndalimi policor dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Viktimave u ofrohet ndihma mjekësore dhe pas intervistimit lirohen.