Ilustrim

Pejë - Aktakuzë ndaj rojës së parkut kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’ 

Prokuroria e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër I. K., për shkak të  dyshimit për deklarim  të rremë dhe moslajmërimit të veprave penale.

I. K., akuzohet se ka dhënë dëshmi të rrejshme gjatë një gjykimi në Gjykatën e Pejës.

Sipas aktakuzës ai me datën 7 gusht të këtij viti, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Pejës ka deklaruar rrejshëm se nuk i kishte parë të dyshuarit të cilët po transportonin dru të vjedhura.

Gjatë kësaj kohe I. K. ishte në vendin e punës ku ruante laurat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,

Poashtu Prokuroria pretendon se i njëjti mesnatën e datës 21 shkurt të këtij viti, ishte takuar paraprakisht me të pandehurin N. I., për të cilin ishte në dijeni se i njëjti se bashku me dy të pandehurit tjerë M. K., B. P., kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli”, dhe të njëjtit nuk i lajmëron fare tek organet përgjegjëse.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.