Qendra e qytetit të Pejë - Foto: Atdhe Mulla

Pejani pranon fajësinë për fjalët kanosëse: Të hjek prej kësaj dynjaje!

Agon Kelmendi, i akuzuar për kanosje, sot e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

“E pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohem” , tha Kelmendi në Gjykatën e Pejës.

I akuzuari Kelmendi është sjellë në Gjykatë përmes urdhër-arrestit.

Sipas aktakuzës, Agon Kelmendi, përderisa ishte duke vozitur me veturën e tij, fillimisht sinjalizon të dëmtuarin Xhevdet Shala me qëllim që t’ia lirojë rrugën, pastaj del nga vetura dhe niset në drejtim të të dëmtuarit duke iu drejtuar me fjalët kanosëse: Të hjek prej kësaj dynjaje”.

Gjyqtari i çështjes, Ahmet Rexhaj, tha se shpallja do të bëhet më 1 gusht 2019.