Pasi dështoi pesë herë, mbahet seanca ndaj rojës së pyellit i akuzuar për marrje ryshfeti

Në gjykatën e Gjilanit është mbajtur seanca ndaj rojtarit të pyllit Sabri Miftari, i cili nga Prokuroria e Gjilanit akuzohet për marrje ryshfeti.

Seanca e sotme është mbajtur pasi e njëjta kishte dështuar të mbahej pesë herë radhazi në mungesë të dëshmitarëve Besim Ukaj dhe Reshat Bajrami.

Pasi Gjykata nuk ka mundur t`i siguroj dëshmitarët për dëgjimin e tyre në seancë gjyqësore, deklaratat e tyre të dhëna në Prokurori u konsideruan të lexuara.

Tutje në seancë, duke dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari Sabri Miftari tha se nuk e pranon fajësinë për vepren penale të marrjes së ryshfetit.

“Nuk e kam kryer vepren penale me të cilen Prokuroria më akuzon. Ne kemi për obligim që malin ta ruajm nga prerjet ilegale, nga zjarret dhe të gjitha fatkeqsitë e tjera të cilat e dëmtojnë pyellin. Reshat Bajramin dhe Besim Ukajn, unë i njof që nga viti 2012 dhe me të njejtët nuk kam asnjë raport. Unë kam përgjegjësi të ruaj pyellin në Komunën e Vitisë. Reshati më ka kërrcënuar dhe ma ka bllokuar rrugen në pyell pasi unë i kam thënë se do ta shkruaj fletë paraqitjen pasi e kishte dëmtuar pyellin. Pastaj pasi më ka kërrcënuar aj, si jam kthyer në zyre ja kam shkruar fletëparaqitjen ashtu si ka qenë rasti”, tha i akuzuari Miftari.

Tutje i akuzuari tha se nuk është e vërtetë se ka kërkuar nga Reshat Bajrami, para në mënyrë që ta lejoj të pres dru në pyellin e pronës shtetërore.

Gjithashtu i akuzuari tha se nuk është e vërtetë se  ka kërkuar para prej Reshat Bajramit nëpërmes Besim Ukajt. Ai në vazhdim tha se asnjëherë gjatë punës së tijë nuk ka pasur vërejtje në punën e tij, përkundrazi tha se është njëri nga rojtarët më të mirë në rajonin e Vitisë.

Në vazhdim u dha edhe fjala përfundimtare e palëve ku Prokurori Shaban Spahiu kërkoj nga Gjykata që të akuzuarin ta shpallë fajtorë dhe ta dënoj sipas ligjit sepse sipas tij është vërtetuar që i akuzuari e ka kryer vepren penale me të cilen Prokuroria e ngarkon.

Kurse mbrojtësja e të akuzuarin, avokatja Elvira Haziri tha se aktakuza në këtë rast është e pa qëndrueshme pasi nuk përmban shpjegimet se cilat nga provat në Gjykatë e specifikojnë ndonjë element të marrjes së ryshfetit. Andaj në këto rrethana ajo i propozoj Gjykates që të akuzuarin ta liroj nga akuza.

I akuzuari Sabri Miftari, gjithashtu nga Gjykata kërkoj lirimin e tijë nga akuza e Prokurorisë për marrje ryshfeti pasi sipas tijë nuk e ka kryer vepren penale me të cilen ngarkohet.

Shpallja e vendimit do të bëhet më 01 qershor.

Sipas Prokurorisë, Sabri Miftari akuzohet për veprën penale marrje ryshfeti, kurse Reshat Bajrami akuzohej për veprën penale dhënie ryshfeti.

Sipas aktakuzës Sabri Miftari, duke qenë në pozitën e rojtarit të pyllit pranë Drejtorisë për Pylltari në Komunën e Vitisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe pranuar për vete dhuratë, përkatësisht të holla nga i akuzuari tjetër Reshat Bajrami, në atë mënyrë që duke kërkuar dhe marrë të holla për të mos vepruar në pajtim më detyrën e tij zyrtare, e ka lejuar Reshat Bajramin, që në mënyrë të kundërligjshme të marrë dru në pyllin e pronës shoqërore.

Tutje sipas aktakuzës, në vitin 2013, në kohë dhe datë të papërcaktuar, i akuzuari Sabri Miftari ka pranuar shumën prej 60 euro nga Reshat Bajrami, kurse në vitin 2014 ka pranuar shumën prej 100 euro, dhe gjatë vitit 2019, ka pranuar shumën prej 50 euro përmes Besim Ukës, në këtë mënyrë i akuzuari Sabri Miftari e kishte lejuar Reshat Bajramin që të marr dru në pyllin e pronës shtetërore në mënyrë të kundërligjshme-pa pagesë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Reshat Bajrami, i ka dhënë para të akuzuarit Sabri Miftari, në mënyrë që mos të veprojë në pajtim më detyrën e tij zyrtare, duke i lejuar Bajramit marrjen e drunjve në mënyrë të kundërligjshme.

Kujtojmë se i akuzuari për dhënie ryshfeti, Reshat Bajrami, në seancën e 5 dhjetorit 2018, e kishte  pranuar fajësinë dhe më 10 dhjetor 2018, ai ishte dënuar me tre muaj burgim me kusht, me afat verifikimi prej dy vjetësh, kurse ndaj Sabri Miftarit, ishte veçuar procedura.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

Dështon për të pestën herë seanca ndaj rojes së pyllit të akuzuar për ryshfet