Pasagjerit të një autobusi i gjendet marihuanë

Policia ka njoftuar për dy raste të ndryshme në lidhje me kontrollet e automjeteve në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë.

Sipas njoftimit dy persona janë arrestuar nën dyshimin se posedonin lëndë narkotike.

Te rasti i parë, policia ka njoftuar se është ndaluar për kontroll një shtetas i Shqipërisë dhe të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një qese najloni e mbështjellë në të cilën ishte pasur substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari ishte pasagjer në një autobus i cili nga Shqipëria kishte hyrë në Kosovë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar pasaporta si masë e sigurisë për paraqitjen e të dyshuarit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë, policia pas kontrollit të të dyshuarit i kishte gjetur një qese marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.