Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Pas 11 vitesh fillon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje të rëndë në tentativë

Të akuzuar për vrasje të rënd në tentative në vitin 2008, Kamer Kamberi dhe Sylejman Salihu, kanë dalur para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me akuzën e ish-Prokurorisë së Qarkut në Gjilan.

Në seancën e sotme e cila ishte e para e shqyrtimit gjyqësor edhe pse aktakuza është ngritur qysh në vitin 2008, të akuzuarit u deklaruan të pa fajshëm.

Në seancën e njëjtë në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua i dëmtuari Ilir Kurteshi, i cili tha se ka dhënë deklaratë në Prokurori dhe se mbetet pranë saj. Gjithashtu tha se ndaj tani të akuzuarve do të kërkoj edhe kompenzimin e dëmit pasi sipas tij atë e kanë rrahur 5 persona.

Tutje tha se atë e kanë therrur me kaqavidë plot 11 herë, ku nga goditjet i është dëmtuar edhe mushkëria e majtë dhe se në QKUK, kishte qëndruar 9 ditë.

Tutje u dëgjua Flamur Kamberi, i cili tha se veprën e ka kryer ai dhe jo vëllau i tijë Kameri. Ai tha se të dëmtuarit i ka goditur vetëm ai me kaqavidë dhe jo vëllau i tij. Gjithashtu tha se për këtë vepër është në një rast tjetër ku ëdhtë duke u gjykuar në departamentin për të mitur.

Sipas Prokurorisë së atëhershme të Qarkut, Kamer Kamberi dhe Sylejman Salihu, më 22.10.2008, në Fshatin Livoq i Epërm, pas një mosmarrveshje të mëhershme lidhur me rrahjen e vëllaut të dëmtuarit Veqilharxh Kurteshit, të akuzuarit së bashku me dy të mitur me qëllim që t`i privojnë nga jeta të dëmtuarit Veqilharxh dhe Ilir Kurteshi i godasin me kaqavida.

Tutje sipas Prokurorisë, të akuzuarit e godasin Ilir Kurteshin tri herë në shpinë ndërkaq Veqilharxhi Kurteshin dy herë, ashtu që të njejtëve u shkaktojnë lendime të rënda trupore me dëmtim të përhershëm ose të rëndë të shëndetit, për shkak të cilave dërgohen në qendren emergjente në Gjilan e më pas në QKUK në Prishtinë, ndërsa të akuzuarit arratisen nga vendi i ngjarjes dhe të nesërmen janë arrestuar nga Policia.

Pas propozimeve për dëshmitarë, seanca e sotme u shtye për 09 mars 2022.