Foto: Kallxo.com

Paradite pranon fajin për kanabisin në saksi, pasdite dënohet

Zymer Tafa i akuzuar se kishte kultivuar bimë narkotike kanabis sativa është dënuar me kusht të hënën nga gjykata në Gjakovë për kultivim të kanabisit në saksi.

Gjykata e Gjakovës, Zymer Tafen, e dënoi me 1 vit burgim me kusht. Dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 vitesh.

I akuzuari për kultivim të bimëve narkotike, Zymer Tafa, paraditen e së hënës e pranoi fajësinë para gjykatës.

Gjakovari pranon se e kishte mbjellë kanabisin në saksi

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në ballkonin e tij i është gjetur një saksi e mbjellë me kanabis sativa me gjatësi mbi 60 cm, në peshë prej 0.025 gram.

Aktakuza shpjegon se pas ekzaminimit të bimës narkotike, ajo ka dalë të jetë e llojit marihuanë.