Pallati i Drejtësisë - FOTO Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Paraburgim të dyshuarit për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Gjykata në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për falsifikim të dokumenteve.

Kësisoj, Gjykata e Prishtinës e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që të dyshuarit me iniciale N. L. t’i caktohet masa e paraburgimit  në dyshimin se ka falsifikuar dokumente  dhe mashtruar.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prishtinës, ekziston dyshimi se  N. L. nga viti 2018 e deri me datën e arrestimit në muajin korrik të këtij viti, në vazhdimësi ka kryer veprat penale që i vihen në barrë duke përpiluar dokumente të falsifikuara në mënyrë që të përfitojë materialisht.

Sipas njoftimit të Gjykatës,  duke ua siguruar këto  dokumente klientëve të ndryshëm të cilët për këto shërbime kanë  paguar shuma në vlera të ndryshme duke filluar nga 500 deri në 2000 euro.

Ndaj këtij vendimit mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.