Foto: KALLXO.com

Paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje ndaj gruas dhe djalit

 

Të dyshuarit S. S., nga Prizreni Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit për 3 vepra penale: Sulm, Kanosje, dhe Dhunë në Familje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari me datë 19 nëntor me veprimet e tij i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike anëtarëve të familjes së tij, respektivisht gruas dhe djalit të tij.

Kjo dhunë sipas njoftimit të gjykatës ka vazhduar për një kohë të gjatë, dhe nuk ka qenë hera e parë që i njëjti ka krijuar probleme të tilla, si pasojë e dhunës e dëmtuara ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.