Ilustrim

Paraburgim të dyshuarit nga Shqipëria se i ofroi të holla zyrtares policore

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar  një muaj paraburgim një shtetasi të Shqipërisë nën dyshimin se ka dhënë ryshfet.

Sipas njoftimit, i pandehuri i ka ofruar shumën prej 40 eurove një zyrtareje policore në pikën e kontrollit në Vërmicë.

Hetimet e prokurorisë tregojnë se të hollat i pandehuri i kishte vendosur në dokumentet e tij.

Të hollat prej 40 euro janë dhënë prej tij me arsyetimin se i ka ofruar “për të pirë një kafe”.

“I pandehuri kishte tentuar dy here me herët për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtarët policor pasi nuk posedonte kartën e identitetit” thuhet tutje në komunikatë.