Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim personit që dyshohet se ka sulmuar seksualisht të miturat nën 14 vjeç

Gjykata e Prishtinës njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit B.A.

Gjykata B.A. i ka caktuar paraburgimin 30 ditë për shkak të veprës penale sulm seksual.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar të kësaj çështje penale.

Po ashtu duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme.

Gjykata e Prishtinës e ka udhëzuar të pandehurin se ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Në bazë të nenit 229 paragrafi 6 i Kodit Penal për të cilën është caktuar paraburgimi rezulton se vepra penale e sulmit seksual është kryer ndaj të mituravë nën moshën 14 vjeçare.

E për këtë vepër penale parashihet dënimi me burgim prej 10 vjet deri ne 20 vjet.