Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për tre shtetasit algjerianë

Gjykata e Prishtinës u ka caktuar sot masën e paraburgimit prej 30ditësh tre shtetasve algjerianë të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.

Sipas gjykatës, ekziston rreziku se tre të pandehurit Z.Sh., F R. dhe A.M., mund të ikin pasi janë shtetas të huaj.

Ata në Kosovë kanë statusin e azilit dhe nuk kanë banim të përhershëm.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është adekuate që të pandehurit të mos ndikojnë në njëri tjetrin, në të dëmtuarin dhe eventualisht në dëshmitarë.