Foto-ilustrim

Paraburgim për të pandehurin e dyshuar për dhunë në familje

Gjykata e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B., i dyshuar për veprën penale – dhunë në familje.

Sipas njoftimit, Gjykata i ka caktuar të pandehurit F.B. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri F.B në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar në të dëmtuarat M.K dhe K.B – familjare të tij, po ashtu ekziston rreziku se i  pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Prishtinës.

Në fund të njoftimit, Gjykata ka udhëzuar palën për të drejtën në ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!