Foto: Ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Nec të Gjakovës

Gjykata e Gjakovës, pas kërkesës së Prokurorisë, ka vendosur një muaj paraburgim për të pandehurin D.P., i dyshuar për vrasjen e D.Gj.

D.P. dyshohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

“I pandehuri D.P., më 24 prill 2020 rreth orës 19:00, në fshatin Nec të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta familjarin e tij (tezakun), tani të ndjerin D.Gj. me një pushkë gjuetie, pas një fjalosje që kishin pasur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

D.P. do të qëndrojë në paraburgim deri me datën 24 maj 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Gëzim Pozhegu, ka vlerësuar së janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar për vdekjen e 22 vjeçarit.