Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Suharekë

Gjykata e Prizrenit sot ka vendosur që ta ta dërgojë në paraburgim për 1 muaj të dyshzuarin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit të një pishine në Mushtisht të Suharekës

Paraburgimi i është caktuar për shkak të veprave penale të tentimvrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas prokurorisë i pandehuri SH.A. në fshatin Mushtisht,  saktësisht në ambientin e një pishine, pronë e të dëmtuarit  me iniciale Z.SH. me dashje e vë në rrezik jetën e tij.

Përkatësisht , Prokuroria pretendon se i dyshuari  me një pistoletë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të viktimës të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë derisa dëshmitarët arrijnë t’ia largojnë armën nga dora.

Të pandehurin Sh.A. gjykata e ka udhëzuar në të drejtën e tij që vendimin mbi paraburgimin ta ankimojë në Apel.