Ilustrim

Paraburgim për rrjetin e dyshuar të kokainës

Gjykata e Pejës cakton paraburgim prej 1 muaji ndaj të dyshuarve I. P., B. P., I. H., Xh. H., L. M., dhe A. R. për vepër penale të narkotikeve.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit në periudhën kohore nga 08.05.2019 – 22.07.2019, në qytetet e ndryshme të Kosovës, në Pejë, Prizren, Prishtinë, Klinë, Ferizaj etj. duke bashkëvepruar me njëri – tjetrin, kanë shpërndarë dhe shitur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë dhe marihuanë në sasi të ndryshme, në atë mënyrë që të njëjtit paraprakisht janë marrë vesh mes vete, ku i dyshuari I. P., ka siguruar përmes kanaleve të ndryshme substancën narkotike, e pastaj të njëjtën ua ka shpërndarë të pandehurve të tjerë, e këta të fundit e kanë shitur në sasi të vogla në tërë territorin e Kosovës.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.