Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim për plagosjen në Bishtazhin të Gjakovës

 

Gjykata e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit N. P., për vrasjen në tentativë të N. K.

Kjo masë i është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës se sigurisë.

Kujtojmë se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në fshatin Bishtazhin, komuna e Gjakovës.

N. K. ishte plagosur me armë zjarri dhe i njëjti për shkak të gjendjes së rëndë ishte dërguar në QKUK- Prishtinë.

Policia e rajonit të Gjakovës, kishin dalë në vend ngjarje dhe kishin arrestuar të dyshuarin N. P.

Për këtë rast, Policia ka thënë që motivi i plagosjes ka qenë një mosmarrëveshje e çastit.

Arma e përdorur në këtë rast dyshohet se është AK47.

 

Plagosje në Bishtazhin të Gjakovës, viktima në gjendje të rëndë