Paraburgim për katër të dyshuarit për fajde në Prizren

 

Gjykata e Prizrenit ka marrë vendim që ndaj katër të arrestuarve për fajde në Prizren dy ditë më parë të caktoj sot masën e paraburgimit për 30 ditë.

Kallxo.com mëson se vendimi është marrë gjatë ditës se sotme.

Hetimi disa mujorë i Prokurorisë Themelore në Prizren u finalizua dy ditë më parë në rajonin e Prizrenit, me arrestimin e katër të dyshuarve për dhënie të fajdesë.

Kallxo.com ka raportuar në lidhje me këtë rast.

 

FOTO – Aksioni i Prokurorisë në Prizren, arrestohen disa të dyshuar për fajde