Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Paraburgim ndaj të dyshuarit për narkotik, dhunim dhe arratisje nga burgu

Gjykata e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit  G.S., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po kërkohet në bazë të një flet arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Zvicrës – kërkesë e Interpolit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:  posedim i narkotikëve, dhunimi dhe arratisje nga burgu.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe Marrëveshjes mbi Ekstradimin të Qeverisë së Kosovës dhe shtetit të Zvicrës, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditëve.

Në njoftim thuhet se palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.