Prapa grilave - Ilustrim

Paneli për Lirimin me Kusht nga 197 raste pranon 70 kërkesa të të burgosurve për t`u liruar

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se Paneli për Lirimin me Kusht gjatë kohës së pandemisë ka mbajtur 10 seanca për shqyrtimin e kërkesave të personave të dënuar për lirimin e tyre.

Sipas njoftimit, nga 3 prilli në këto 10 seanca, janë shqyrtuar 197 kërkesa për lirim.

Në njoftim thuhet se nga 179 kërkesa, 70 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 84 të tjera janë refuzuar.

Ndërsa për 16 prej këtyre kërkesave është pushuar procedura për shkak të lirimit të parakohshëm.

Njoftimi thotë se 9 kërkesa për lirim janë hedhur poshtë ndërsa 18-të janë pezulluar.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Paneli për Lirimin me Kusht janë të përkushtuar për të mbështetur qytetarët në këtë kohë pandemie thuhet në njoftim.