Pandemia në gjyqësor, KGjK diskuton për trajtimin e lëndëve që rrezikojnë parashkrimin

Sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbajti takimin e vet të radhës në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale të gjyqësorit në Kosovë nën situatën e pandemisë COVID-19.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për trajtimin e lëndëve për të cilat arrihet parashkrimi absolut.

Fillimisht u aprovua njoftimi për pensionimin e gjyqtarëve.

Ndërsa u mor vendim për pezullimin e procedurave disiplinore ndaj gjyqtarëve deri në njoftim të radhës.

Poashtu KGJK-ja, formoi panelet hetimore për 6 raste disiplinore, ndërsa u aprovua 2 kërkesa për shtyrjen e afatit të hetimeve për shkak të gjendjes së coronavirusit.