Pamje: Ferizajasi ndërton depon e armëve në bahçe

Këtë javë në rubrikën “Policia”, e cila transmetohet në kuadër të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’, janë paraqitur pamje të aksionit të Policisë për kontrabandën me armë.

Në pamjet e paraqitura në video shihet aksioni i Policisë në lagjen ‘Kodra e Trimave’  në Prishtinë, ku Policia zbulon një punëtori të armëve.

Brenda punëtorisë Policia gjen një arsenal armësh të llojeve të ndryshme, e po ashtu gjen paketime me fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Aksioni i zhvilluar nga ana e Policisë në gjashtë rajone të Kosovës, kishte për qëllim kontrollimin e 27 lokacioneve, me target 21 persona të dyshuar për kontrabandë me armë. Armët janë zbuluar të fshehura në dhe në një bahçe afër perimeve të mbjella.

Aksionin e plotë të policisë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.