Pamje ekskluzive - Momenti i arrestimit të policit në veri

Aksioni i sotëm në veri të Mitrovicës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale ka përfunduar me arrestimin e tre zyrtarëve të lartë të Policisë.

Pas intervistimit të tyre, me vendim të Prokurorisë Speciale të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se Hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Sipas njoftimit zyrtarëve të arrestuar, togerit policor Z. R., rreshterit N. G., dhe zyrtarit policor L. V., me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Aksioni i Policisë ne veri, pesë të arrestuar deri më tani – Pamje

Siç raportuan ekipet e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, aksion i sotëm nuk ishte parë asnjë herë në veri të vendit.

I gjithë aksioni është zhvilluar në rrugë, poashtu edhe arrestimet e zyrtarë të dyshuar të Policisë ka ndodhur në rrugë.

Të njëjtit nga ekipet e IPK-së janë arrestuar gjatë kohës sa po udhëtonin me veturat e tyre.

IPK i ka ndaluar në rrugë dhe e ka kryer arrestimin e të dyshuarve sipas urdhërit të Prokurorisë Speciale.

Foto nga aksioni i IPK-së në arrestimin e policëve të dyshuar në veri – 24.10.2019

FOTO – Aksioni në veri të Mitrovicës – 24.10.2019

KALLXO.com pati raportuar për aksionin e parë ku arrestimet ishin kryer nëpër zyret dhe shtëpitë e zyrtarëve e policorë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë më mallra në veri të vendit.

Aksioni i Policisë ne veri, pesë të arrestuar deri më tani – Pamje

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!