Ilustrim

Operacion kundër drogës në Gjakovë

Një operacion policor është realizuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Gjakovës.

Cak ishin disa lokacione në të cilat dyshohej se ka drogë.

KALLXO.com merr vesh se në këtë operacion janë arrestuar pesë persona dhe janë konfiskuar drogë e municion.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

Të njëjtit nuk kanë dhënë detaje të tjera  në lidhje me rastin deri në publikimin e këtij shkrimi.