Nuk e ndalin ndërtimin e hotelit pa leje në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, prokuroria hap rast tjetër penal

KALLXO.com ka raportuar për një rast ku Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Mahir Shalës, nga kompania ndërtuese ‘INTERN INVESTMENT GROUP’, me seli në Pejë, pasi e njëjta ka ndërtuar objekt hotelier në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’, pa leje për të ndërtuar.

Punimet në këtë objekt kanë vazhduar përkundër aktakuzës së Prokurorisë.

Të premten është hapur edhe një rast tjetër penal nga prokuroria ku edhe janë vendosur shiritat për ndalimin e punimeve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me kërkesë të prokurorisë, inspektorët e natyrës kanë dal në vendin e ngjarjes për të konstatuar nëse i njëjti posedon dokumentacion përkatës (leje dhe pëlqim mjedisor),  për çka edhe janë vendosur shiritat dhe është hapur rast”, tha Nikçi.

Në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’ ndërtohet hoteli gjigand pa leje – DOKUMENT

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.