Një person vëren granatë dore dhe një çantë me plumba në Gjilan

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është incizuar në Gjilan.

Një burrë është ankuar se në kulmin e frigoriferit të depos ka vërejtur një granatë dore dhe një çantë të dyshimtë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:02.

Sipas raportit të PK-së, ekipi për deminim ka bërë tërheqjen e granatësM-75, ndërsa në çantën e dyshimtë janë hasur dhe konfiskuar një fishekë dhe një tytë për hedhjen e granatave nga AK-47.

Nuk raportohet për të arrestuar.