Dosja e Fajdeve: Vëllezërit nga Krusha i kërkuan shtëpinë furrtarit nga Prizreni

Prokuroria e Prizreni ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve vëllezër I.M., dhe M.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale Fajdeja dhe Detyrim në tentativë.

KALLXO.com kishte raportuar se mbi 14 mijë euro dyshohet të jetë shuma që një burrë nga Prizreni kishte paguar si kamatë për borxhin prej 37 mijë eurosh.

Dosja e Prokuroria: Sa para fituan nga fajdet vëllezërit nga Prizreni?

Emisioni Drejtësia në Kosovë kishte transmetuar emisionin “Qyteti i Fajdeve”.

VIDEO: Momenti i arrestimit të dy vëllezërve nga Prizreni për fajde

Sipas aktakuzës i akuzuari  I.M., gjatë muaj shtator të vitit 2019, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B.Q., dhe për dhënien e një borxhi ka kontraktuar normë mujore të interesit prej 25%.

I dëmtuari B.Q., kishte marrë edhe borxhe që në total arrijnë shumën prej 37 mijë euro borxh.

Prokuroria pretendon se i dyshuari I.M  ka kryer veprën penale Fajde sepse i dëmtuari për marrjen e këtij borxhi ka paguar kamatë në vlerë të përgjithshme prej 15, 200 euro.

Po ashtu i akuzuari I.M., dyshohet  se nga 5 dhjetori deri me 16 dhjetor  të vitit 2019, përdorë kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit B.Q., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.

Sipas Prokurorisë të dyshuarit i kishin kërkuar të dëmtuarin 50 Mijë Euro, ose të lëshonte shtëpinë.

Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për fajde e detyrim

Ndërsa i  dyshuari tjetër, M.M  sipas Prokurorisë fillimisht i kishte dhënë të dëmtuarit borxhin të përgjithshëm në shumën prej 10 Mijë Euro.

Ndërsa i dëmtuari B.Q për borxhin e marrë në shumën totale prej 10 Mijë Euro ka paguar kamatë në vlerë të përgjithshme prej 11, 250 euro.

Gjithashtu i akuzuari M.M., prej datës 7 deri me 16 dhjetor të vitit 2019, ka përdorë kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit B.Q., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit nga kontraktimi i shumës dukshëm jo proporcionale në atë mënyrë që gjatë takimeve me të të dëmtuarin në Prizren, e kanos.

Mbi 14 mijë euro dyshohet të jetë shuma që një burrë nga Prizreni kishte paguar si kamatë për borxhin prej 37 mijë eurosh.

Dosja e Prokuroria: Sa para fituan nga fajdet vëllezërit nga Prizreni?