Çekani i drejtesise - Ilustrim

Një muaj paraburgim zyrtarit që keqpërdori detyrën

Ndaj të pandehurit M.B., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji. Kjo masë iu caktua për shkak të veprës së dyshuar penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas komunikatës lëshuar për opinion nga Gjykata e Prishtinës, thuhet se masa e paraburgimit është caktuar pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale.

Po ashtu sipas gjykatës ekziston rreziku se nëse i pandehuri gjendet në liri, mund të arratiset apo të fshihet me qëllim të shmangies së procesit penal.

Gjykata e ka udhëzuar të pandehurin në të drejtën e tij që ndaj vendimit mund të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.