Prapa grilave - Ilustrim

Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se personit me iniciale D.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë i ka caktaur masën e paraburgimit.

Paraburgimi i është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Sipas njoftimit, gjykatësja e procedurës paraprake paraburgimin e ka caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se D.A. ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullatës civile, shkelje e rëndë e nenit 3 të katër  Konventave të  Gjenevës dhe organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

Kundër këtij aktvendimi i pandehuri është njoftuar me të drejtën në ankesë në Gjykatën e Apelit.