Prapa grilave - Ilustrim
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e kërcënoi motrën me thikë
16.11.2021 - 21:39
Gjykata e Ferizajt ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Q.M., i dyshuar për kanosje.
Sipas njoftimit, paraburgimi është caktuar pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale të kanosjes.
Vepra është kryer më 14 nëntor dhe personi i kanosur është motra e të dyshuarit.
I pandehuri është njoftuar me të drejtën e tij në ankesë ndaj vendimit mbi paraburgim e gjithashtu edhe me faktin se ankesa nuk e pezullon paraburgimin.